E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sultiash me kanellë dhe arra

Sultiashi është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare. Një recetë e trashëguar brez pas brezi nga amvisat shqiptare.

Një ëmbëlsirë e lehtë, e shijshme dhe fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Përbërësit për 4 persona: ½ filxhan çaji me oriz, një filxhan çaji sheqer, dy filxhanë çaji qumësht, një lugë gjelle niseshte, kanellë, arra të thërrmuara

Përgatitja: Si fillim pastrojmë orizin në një enë me ujë të bollshëm. Më pas, e kullojmë nga uji dhe e hedhim në një tenxhere me ujë. E vendosim në zjarr dhe e lëmë derisa të nisë të vlojë.

Sapo të ketë marrë një valë, në këtë moment i hedhim qumështin, i cili më parë duhet të jetë i valuar. E trazojmë përmes një luge druri pa ndërprerje në mënyrë që të mos ngjitet.E zjejmë të zjarr të ngadaltë derisa orizi të bëhet gati, pastaj hidhet sheqeri dhe trazohet që të shkrijë. Në fund, shtojmë niseshtenë, të cilën më parë e kemi tretur në pak ujë të ftohtë.

Pasi e gjithë masa të ketë marrë një valë e heqim nga zjarri dhe e ndajmë nëpër kupa ose pjata. Kur të jetë ftohur i hedhim sipër kanellë pluhur dhe arra të shtypura.

Sipas dëshirës, për më shumë shije, para se ta servirim përveç arrave dhe kanellës mund të shtojmë edhe biskota të thërrmuara, çokollatë të thërmuarr apo një ose dy lugë të vogla reçel qershie. /AgroWeb.org

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi