E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sipas psikologes së Harvardit kjo është e vetmja gjë që i pengon njerëzit të kenë sukses

Ankthi, shqetësimi dhe ndryshimet janë të gjitha etapa të jetës, por jo armiqtë tanë! “Vrasësi” i heshtur i suksesit është mënyra sesi ne reagojmë ndaj tyre thotë Luana Marques, një psikologe e Harvardit.

Ajo e ka vëzhguar këtë luftë që nga fillimi dhe bazuar në 20 vite punë kërkimore dhe klinike, Marques thotë se shpëtimi vjen nga ky koncept: “shmangia psikologjike”. Kjo e fundit është përgjigje ndaj çdo kërcënimi dhe ju do të ndjeni menjëherë lehtësim emocional pa pasoja afatgjata nëse e praktikoni.

Për të jetuar jetën në të gjitha dimensionet e saj, ju duhet të mësoni sesi të përballoni frikërat dhe sfidat ballë për ballë.

Ja tre shenjat e zakonshme të shmangies psikologjike dhe si t’i trajtoni ato:

Tërheqja

Nëse jeni ballë për ballë me një luan, instinkti i parë është ikja nga ai. Por, në jetën e përditshme, tërheqja është më delikate. Ju mund t’i shpëtoni ankthit duke pirë një gotë verë ose të refuzoni një mundësi pune që përfshin të folurit publik sepse mendoni se nuk jeni për këtë punë, por jo gjithçka është kaq e lehtë. Ju duhet të racionalizoni sjelljet duke ndryshuar mendimet.

Reagimi

Mënyra si ju reagoni, një mori mesazhesh me tekst për të marrë konfirmimin e miqve ose fjalën e fundit që përputhet me këndvështrimin tuaj. Reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet, por çfarë të bëni për të pasur sukses? Hapi i parë është të ndaloni, më pas t’i qaseni shqetësimeve në vend që t’i eliminoni ato.

Situatat pezull

Prirja për të qëndruar në situata të pakëndshme, si një marrëdhënie e pashëndetshme ose një punë e lodhshme është të qëndruarit pezull në të njëjtën situatë. Shmangni pasiguritë e ndryshimit, besoni se gjithçka do të funksionojë dhe ju do t’ia dilni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi