E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Si të largoni aromën e vezës në çdo recetë gatimi?

Besojeni ose jo, në botë ka shumë njerëz që nuk i honepsin vezët apo aromën e tyre.Është pikërisht aroma që pengon shumë prej tyre të fusin vezën në gojë, duke i mohuar organizmit një sërë vlerash të rëndësishme.

Ekspertët thonë aroma e fortë e vezës i atribuohet një mase të vogël që shpaloset kur veza thyhet dhe hidhet në pjatë apo tigan.Kjo masë e vogël dhe e ngjitshme ka ngjyrë pak më të errët dhe përmbajtje më të dendur se e bardha e vezës.Masa në fjalë njihet ndryshe si ‘syri i vezës’ dhe jep aromën karakteristike e shpesh të padurueshme të vezës.

Atë mund ta hiqni me një lugë të vogël dhe më pas ta rrihni vezën  e ta gatuani atë.

Si të hiqni aromën e vezës nga enët e gatimit

Njerëzit me nuhatje të mprehtë kanë receptorë më të fortë dhe e ndiejnë erën e vezës edhe në një enë të larë.

Rregulli i parë i pastrimit është që enët që përdorni për vezë t’i ndani nga të tjerat dhe t’i lani me sfungjerë të veçantë.

Por ka edhe mënyra të tjera për heqjen e kësaj arome .

Soda e Bukës

Soda e bukës heq çdo aromë të keqe.

Mbushni një enë të madhe me ujë dhe sodë buke dhe fusni në të të gjitha enët e përdorura.

Lërini në ujë për mbi një orë dhe më pas lajini me larës të zakonshëm.

Uthulla

Uthulla e tretur në ujë është ideale për heqjen e aromave të këqija.

Me uthull mund të bëni të njëjtën gjë si në rastin e sodës ë bukës , madje edhe të shtoni pak lëng limoni për një aromë freskie.

Aciditeti tek uthulla do të eliminojë tërësisht aromën e vezës.

Lëng Limoni

Limoni përmban acid citrik që eliminon të gjitha aromat.

Ju mund t’i spërkisni enët e përdorura me lëng limoni, ose t’i fërkoni me limon.

Kur enët të jenë pastruar lajini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kafeja

Kafeja e tretur në ujë shërben shumë mirë për të pastruar aromat e këqija.

Enët mund t’i mbuloni me një tretësirë të tillë, t’i fërkoni e më pas t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi