E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Si ta kuptoni nëse veza dhe mishi i pulës janë të infektuara nga Gripi i shpendëve

Prej disa javësh në Shqipëri raportohet se rreth 1 milion pula kanë ngordhur ndërsa më 19 mars u konfirmua edhe prania e gripit të shpendëve.

Frika për konsumin e pulave dhe vezëve është rritur bashkë me përhapjen e gripit të shpendëve. Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani gjatë një emisioni televiziv tregoi se si qytetarët mund të kuptojnë nëse veza apo mishi i pulës që po konsumojnë është i infektuar me gripin e shpendëve apo jo.

Çdo njeri duhet të marrë vezën dhe e çan, nëse shikon që ajo rrjedh menjëherë, pra nuk është e ngjitur me të verdhën, ai menjëherë duhet ta ndalojë konsumin e kësaj veze. Nëse shikon pulën që është e zbutur, ka marrë ngjyrën e hirtë, prapë nuk duhet ta konsumojë. Por nëse e konstaton që është në rregull, detyrimisht nuk duhet ta mbajë në ambient, por në frigorifer me temperaturë 4 gradë.
Më tej ai tregoi se çfarë simptomash kanë njerëzit në rast se infektohen me gripin e shpendëve.

Nëse infektohemi, kemi lodhje shumë të fortë të organizmit, marrje mendsh, duhet të shkëputemi nga të tjerët dhe të shkojmë të bëjmë analizat. Duke qenë se pelikani ka ndodhur në Greqi, kjo do të thotë që sëmundja po bie si shi, se kjo është më e keqja përhapja mes ajrit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi