E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e picave perfekte që nuk do ju dështojë kurrë

Përbërësit: 250 ml ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle maja buke, 1 lugë e mesme me sheqer, 150 gr miell

Përgatitja: I përziejmë të gjithë përbërësit në një enë dhe e lëmë të bëhet një masë unike për 25 minuta. Më pas shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaji kripë.

I përziejmë me një spatul ose lugë druri dhe i shtojmë 200 gr miell, formojmë një brumë i cili ngjitet në duar dhe e lëmë të pushojë për 40 min.

Më pas e ndajmë në 3 pjesë dhe formojmë  topa të cilat do i vendosim në një tavë me miell do i mbulojmë me qese kuzhine dhe i vendosim në frigorifer te fresku për 4 orë në mënyrë që të kemi një brumë të fermentuar mirë.

Pas 4 orësh i hapni me duar ose holluese i vendosim në tavë dhe i bëjmë mbushjen me salcë të cilës i kemi hedhur erëza. I vendosni proshutë ose çfarë të keni dëshirë dhe i vendosim të piqen për 20 min me 250⁰.

Më pas i mbuloni pak me një pecetë që të jenë sa më të buta dhe i keni gati për t’i shijuar.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi