E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e mëngjesit- Kulaç me sodë dhe kos

Përbërësit: 500 gr miell, 300 gr kos, 1 vezë, 1,5 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji kripë, 50-60 ml ujë i ngrohtë, pak vaj luledielli

Përgatitja: Përziejmë bashkë të gjithë përbërësit e mësipërm perveç ujit të ngrohtë. Brumi i formuar do ketë nevojë për pak ujë prandaj e shtojmë lugë lugë derisa brumi të rezultojë i butë, por jo ngjitës.

E transferojmë brumin në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell dhe e punojmë pak me dorë duke i dhënë formë të rrumbullakët. E vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. E presim në sipërfaqe me ndihmën e një thike të mprehtë në formë rrezesh. Siper e lyejmë me pak kos (sipas recetës së Unëgatuaj.com)

E pjekim kulaçin në furrë të parangrohur në 200°C për 30-40 minuta, derisa të ketë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Pas pjekies, e heqim nga tava dhe e mbështjellim me një pecetë të paster në mënyrë që të kullojë.

Kulaçi është gati për t’u servirur. Mund ta shoqëroni me djath të bardhë dhe domate.

T’ju bëjë mirë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi