Përbërësit:
1 qepë
3 speca jeshilë
4 domate
E mërkurë, 18 nëntor 2026
1 qepë
3 speca jeshilë
4 domate
4 thelpinj hudhër
3 qepë të njoma
6 vezë të freskëta
3 lugë gjelle vaj ulliri
8 gr kripë
piper i zi
nenexhik
Prisni qepën në fije të holla dhe specat në kubikë të vegjël. Shtojeni me kujdes në një tigan ku keni hedhur paraprakisht vaj ulliri dhe kaurdisini qepët derisa të zbuten. Më pas, prisni domatet në kubikë të vegjël dhe hidhini në tigan bashkë me perimet e tjera. Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe dy qepë të njoma të grira dhe lërini të ziejnë për 10-15 minuta.
Trazojini vazhdimisht derisa të gjithë perimet të jenë zbutur dhe bashkuar me njëra tjetrën, në fund hidhini pak kripë sipas dëshirës. Ndërkohë përgatisni edhe vezët për t’i hedhur në tigan.
Me anë të një luge bëni pak vend sa për të hedhur një vezë dhe pasi ta keni hedhur lëreni të ziejë për 8-10 minuta. Hidhni 6 vezë të freskëta, por ju mund të zgjidhni aq sa ju dëshironi.
Kjo recetë është për 5-6 persona prandaj ju mund t’i shtoni vezët në varësi të personave që do t’a servirni. Teksa ziejnë në fund mund t’i jepni shije me pak piper të zi, një qepë të njomë të grirë dhe disa gjethe nenexhiku apo majdanozi.
Kjo pjatë shërbehet ashtu siç është në tigan, me bukë të thekur gruri apo misri. Nëse do ta konsumoni gjatë drekës apo darkës, shoqërojeni me kos për pak freski të shtuar.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti