Përbërësit:
3 patate
3 vezë
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit:
3 patate
3 vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
kripë, piper i zi
peta të pjekura
Përgatitja:
Në fillim qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla. I vendosim për pak kohë në një enë me ujë të kripur. Ndërkohë në një tigan ku kemi nxehur vajin më parë, shtojmë qepën dhe e skuqim sa të zbutet e të marrë pak ngjyrë. Shtojmë aty patatet, i trazojmë vazhdimisht që të mos ngjiten dhe i skuqim në zjarr të lehtë. Ju hedhim kripë e piper.
Rrahim në një enë vezët, i shtojme tek patatet dhe i trazojmë të gjitha me njëra-tjetrën. I vendosim kapak dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë. Lerini edhe për pak kohë, sa ta shihni që mund të jetë bërë dhe hiqini nga zjarri. Pasi të jenë ftohur mbushni petat e pjekura dhe shërbejini. Mund t’i hidhni pak vaj përsipër sipas dëshirës.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti