E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Tortë me djathë dhe mango

Përbërësit:

300 g gjizë
300 g djathë i butë
300 g biskota të thërrmuara
70-80 g gjalpë
200 g sheqer
70 g miell
4 kokrra vezë
70 g krem qumështi
2 mango
pak kanellë
pak çokollatë të grirë
pak kripë

Përgatitja:

Shkrijeni gjalpin dhe përziejeni me biskotat e thërrmuara derisa të formohet një masë homogjene. Mbulojeni formën e kekut me letër vaji. Shtroni mbi të masën me biskota dhe vendoseni formën në frigorifer.

Në një tas përzieni djathin, gjizën, miellin, sheqerin, vezët, kremin e qumështit, derisa të përftohet një masë e shkrifët. Hidheni këtë masë në formën që përgatitët më sipër dhe vendoseni në furrë. Piqeni për 15 min në temperaturën 180°C. Më pas uleni gradimin në 100-110°C. Vazhdoni pjekjen edhe për 40 minuta akoma. Pasi ta nxirrni ëmbëlsirën nga furra, lëreni të ftohet dhe hiqeni nga forma.

Pastrojini mangot, pritini në feta të holla dhe duke i renditur bukur mbi njëra-tjetrën, mbuloni me to sipërfaqen e kekut.

Pudroseni gatimin me pak çokollatë të grirë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi