E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Tasqebap shtëpie në furrë

Përbërësit e tasqebapit në furrë:

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

500 gr mish

2-3 kokrra qepë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

1 gjethe dafine

gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare

3-4 thelbinj hudhra

kripë dhe pak spec i kuq

2 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja:

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi. Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore. Skuqet në vaj ulliri së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Shtohet mielli, kaurdiset edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, uthull, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi. Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Ndërkohë 10 minuta para se gjella të jetë gati, pra kur lëngu të jetë trashur dhe mishi të jetë zbutur futeni në furrë të parangrohur në 250 gradë dhe lëreni përreth 10 minuta. Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi