E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Supë franceze me qepë dhe hudhra

Përbërësit:

1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)
2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë
900 ml lëng pule ose perimesh
1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë
1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
pak kripë e piper të zi, të bluar në çast

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.

Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.

Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.

Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri.

Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi