Përbërësit:(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
4 filxhanë çaji me qumësht
30 gr kajmak ose ajkë qumështi
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit:(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
4 filxhanë çaji me qumësht
30 gr kajmak ose ajkë qumështi
4 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
një lugë çaji vanilje
1 lugë gjelle niseshte
Përgatitja:
Si fillim, zieni qumështin dhe lëreni të ftohet pak. Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe kajmakun dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin. Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit. Përzijni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.
Kur masa të trashet, largojeni nga zjarri. Hidhini vaniljen ose nëse preferoni lëkurë limoni të grirë.Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit. Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u servirur.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata si dhe arra e bajame gjithashtu.Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.
Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.Këtë recetë mund ta përgatisni edhe pa kajmak duke përdorur përbërësit e tjerë më sipër.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti