E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Sallatë me makarona dhe zarzavate

Përbërësit:

  • 200 g makarona të gjëra,
  • 300 g brokoli,
  • 100 g bizele,
  • 3 fije qepë jeshile,
  • 3 fije hudhër jeshile,
  • 1 spec djegës,
  • 2 domate,
  • 3 lugë salcë soja,
  • 3 lugë vaj ulliri,
  • lëng limoni,
  • 1 lugë xhenxhefil ( i bërë në rende ose pluhur),
  • 2 lugë fara kungulli.

Përgatitja:

Vëmë të ziejnë 2 tenxhere me ujë dhe kripë, në njërën zihen makaronat (sipas këshillave në ambalazh) kurse ne tenxheren tjetër do zihet brokoli  me bizelet për 2-3 minuta (e shumta).

Për dressing përziejmë salcën e sojës, lëng limoni, vaj ulliri, xhenxhefilin dhe hudhrën e prerë hollë.

Sallata do jetë shumë pikante me specin djegës, kështu që mund të vini vetëm disa thela nga speci në qoftë se nuk ju pëlqen shija. Nuk duhet të shtoni kripë, sepse salca e sojës është e kripur.

Mbasi që u zien makaronat, i zhysim në ujë të ftohtë, pastaj i lëmë në kulluese të rrjedhë uji. Vëmë zarzavatet e ziera, specin djegës e prerë hollë, domatet, qepën jeshile në një tas të hollë. Përsipër shtojmë dressingun dhe e përziejmë mirë. Sallata mund të hahet edhe e ngrohtë edhe e ftohtë.

Sipër dekorohet me farat e kungullit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi