E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Sallatë frutash me vanilje

Në vend të ëmbëlsirës mund t’i ofroni fëmijës suaj një sallatë frutash. Ka më tepër vitamina dhe më pak kalori. Sallatat e frutave mund të konsumohen 1-2 herë në javë dhe rekomandohen kryesisht për ata fëmijë që janë mbi peshën normale.

Përbërësit:

  • 1 mollë e prerë në copa të vogla
  • 1 banane, e prerë në feta të vogla
  • 1 mandarinë të ndarë në thela
  • 3 lugë gjelle kos
  • 1/2 lugë kafeje pluhur vanilje ose l lugë kafeje ëmbëlsirë vanilje

Përgatitja:

Në një tas hidhini të gjitha frutat. Përziejini mirë së bashku me kosin dhe vaniljen në një filxhan dhe hidheni këtë masë mbi frutat. Përziejeni sërish dhe lëreni sallatën në frigorifer për 15 min para se ta shërbeni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi