Përbërësit për 4 persona:
250 gr oriz
300 gr mushkëri pule
2 kokë qepë
200 ml lëng domatesh
majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit për 4 persona:
250 gr oriz
300 gr mushkëri pule
2 kokë qepë
200 ml lëng domatesh
majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr me ujë të valuar e ziejmë orizin. I grijmë qepët dhe majdanozin.
Mushkëritë e pulës i presim në copa. Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e e grirë.
Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë copët e mushkërive të pulës. Orizin e zier e hedhim në tiganin me mushkëritë. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në tigan e shtojmë majdanozin e grirë. Edhe lëngun e domateve e hedhim në tavë. Hedhim 50 ml ujë. Pasi avullon lëngu, tiganin e heqim nga zjarri.
Në formë të tre topave, rizoton e vëmë në pjatën për servirje. Pjatën e zbukurojmë me keçap në formë të luleve. Sipër çdo topi rizoto hedhim nga një lugë parmezan.
Sheri domatet i presim në çerekë. Nga një sheri domate vëmë mbi parmezanin mbi çdo top.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti