E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Rizoto me mandarina

Përbërësit për 6 persona:

700 g mandarina (mundësisht organike, pasi do të përdorim edhe lëkurën, në të kundërt, mos e përdorni lëkurën)

450 g oriz “Carnaroli”

120 g djathë “Grana” i grirë

2 lugë vaj ulliri + 1 lugë gjalpë

50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi

1.5 litra lëng perimesh i valuar (afërsisht)

3-4 lugë sheqer kaf

kripë e piper sipas nevojës

Përgatitja: 

Lëmë mënjanë dy mandarina, ndërsa të tjerave ua qërojmë lëkurën me rende (vetëm pjesën e verdhë) dhe më pas i shtrydhim. Në zjarr vëmë një tenxhere ku hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin, skuqim për 2 minuta orizin duke e përzier me lugë druri, shtojmë lëkurën e mandarinave, i skuqim për një minutë dhe më pas e shuajmë orizin me gjysmën e lëngut të mandarinave.

E lëmë orizin të ziejë me lëngun e mandarinave dhe kur ky të shterojë, shtojmë lëng të valuar me garuzhde sipas nevojës derisa orizi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, presim në feta të holla mandarinat që kishim lënë mënjanë dhe i hedhim në një tigan me sheqerin kaf. I lëmë në zjarr për 3-4 minuta derisa të shohim që janë karamelizuar.

Kur orizi të jetë zier, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi e të prerë në kubikë, djathin “Grana”, kripë e piper sipas nevojës dhe lëngun e mandarinave që kishim lënë mënjanë.

I përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e shërbejmë me fetat e mandarinave.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi