E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Pite të sheshta tigani

Përbërësit: 

500 gr miell

250 ml ujë

80 ml vaj ulliri

1 lugë çaji sodë

Kripë

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të zgjidhni një enë të thellë. Në të hidhni ujin, vajin, kripën dhe sodën, duke i përzier të gjithë përbërësit me njëri tjetrin. Më pas shtoni miellin pak nga pak tek ena me ujin, duke bërë kujdes që të mos krijohen kokrriza gjatë formimit të brumit. Punojeni me duar të gjithë masën derisa të lidhet dhe të mund ta vendosni mbi tryezë për ta punuar sërish me duar. Nëse brumi ju ngjit në duar shtoni edhe pak miell dhe vazhdoni ta punoni, derisa të formohet një top homogjen. Vendoseni brumin sërish në enë, mbulojeni me një copë dhe lëreni të pushojë për 20 minuta.

Më pas merreni brumin ndajeni në 5 kuleçë të vegjël, rreth 170 gramë secili dhe hapini me një petës. Krijoni peta rrumbullake të vogla me trashësi deri në 2-3 milimetra. Ndërkohë vendosni në zjarr një tigan që nuk ngjit dhe kur të ketë marrë nxehtësi, vendosni piten e parë të piqet. Teksa pitja merr ngjyrë në tigan, shpojeni atë me pirun herë pas here, në mënyrë që të mos fryhet e të deformohet. Lëreni secilën nga pitet të piqet për jo më shumë se 2-3 minuta nga secila anë.

Më pas vendosini të gjitha në një pjatë ose në një enë dhe mbulojini me një copë të trashë që të qëndrojnë të buta gjatë ftohjes. Sapo të jenë ftohur disi, janë gati për t’u shërbyer sipas dëshirës tuaj.

Sugjerohet që t’i lyeni me pak salcë kosi, gjizë apo krem djathi dhe të shtoni brenda pak sallatë jeshile apo rukola.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi