Përbërësit:
Një tufë mesatare lulelakre prej 700 gramësh,
2 vezë,
3 lugë gjelle me majonezë,
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Një tufë mesatare lulelakre prej 700 gramësh,
2 vezë,
3 lugë gjelle me majonezë,
3-4 lugë gjelle me miell (ose pak më shumë)
Gjysëm luge çaji me sodë buke,
Kripë,
Vaj gatimi
Shpërbëjeni lulelakrën në tufa në vogla dhe hiqni kërcenjtë e trashë. Vendosni tenxheren me ujë në zjarr dhe hidhni kripë. Pasi uji të ketë marrë valë, hidhini tufat e lulelakrës dhe lërini të zjejnë. Hiqini nga tenxherja dhe vendosini sipër një letër kuzhine që të thahen.
Merrni një tas të thellë dhe kalojini tufat e ziera të lulelakrës në rende. Shtoni vezët, majonezën, kripën, sodën e bukës dhe miellin.Sa i përket trashësisë së petullave, atë mund ta vendosni në varësi të shijes duke shtuar më shumë apo më pak miell.
Vendoseni tiganin në zjarr dhe shtoni 2-3 lugë vaj gatimi. Përdorni një lugë gatimi për të hedhur brumin në tigan dhe për tu dhënë formën e preferuar. Skuqini deri sa ato të marrin një ngjyrë kafe me nuancë të artë. Kthejini nga ana tjetër dhe skuqini sipas preferencës.
Këto petulla mund të serviren jo vetëm për mëngjes por edhe për drekë dhe mund t’i shoqëroni me kos.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti