E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Perime me beshamel dhe vezë

Përbërësit:

Patate

Karrota

Lulelakër

Brokoli

Hudhra

Vezë: 1 kokërr

Për beshamelin

Qumësht

Miell

Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim të ziejnë patatet me karrotat me pak ujë, pasi janë perime që duan më shumë kohë të zbuten. Pas 20 minutash shtojmë lulelakër dhe brokoli të pastruar, të ndarë. I hedhim pak vaj ulliri dhe i lëmë të zbuten të gjitha perimet bashkë.

Ndërkohë përgatisim pak beshamel në mënyrë që të jetë gati. 1 lugë miell e skuqim me gjalp dhe më pas i shtojmë qumështin duke e përzier vazhdimisht. Pasi kemi përgatitur dhe beshamelin pastrojmë 3 thelpinj hudhër.

Marrin një tepsi dhe perimet e ziera i hedhim në tepsi, duke marrë vetëm pak lëng. Pasi i shtrojmë me kujdes perimet, hedhim dhe hudhrat në tepsi dhe sipër i hedhim shtresën e beshamelit dhe e vendosim në furrë.

Pasi i lëmë në furrë për 20 minuta, mund t’i shtojmë një ose dy vezë në fund, sipas dëshirës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi