Përbërësit:
1 patate e prerë në copa
1 lulelakër e copëtuar
2 lugë çaji me vaj ulliri
E enjte, 19 nëntor 2026

1 patate e prerë në copa
1 lulelakër e copëtuar
2 lugë çaji me vaj ulliri
1 filxhan çaji me copa preshi
1 lugë gjelle me thelpinj të grirë hudhre
Çerek filxhani çaji me miell
Një filxhan çaji me qumësht të skremuar
1 filxhan çaji me lëng të mishit të pulës
2 lugë gjelle me trumëz të freskët
Një majë luge çaji me kripë
Një majë luge çaji me piper të zi
Gjysëm filxhani çaji me djathë kaçkavall të grirë
2 lugë gjelle majdanoz
Zieni ujë në një tenxhere dhe pasi të ketë marrë valë shtoni patatet dhe lulelakrën. Të dyja perimet nuk duhen zier plotësisht ndaj ziejini pak, kullojini dhe lërini të ftohen mënjanë. Në një tenxhere tjetër kavërdisni hudhrën dhe preshin dhe më pas shtoni miellin. Përziejini mirë dhe pasi preshi të jetë zbutur shtoni qumështin dhe lëngun e pulës. Lërini të marrin një valë dhe përziejini rregullisht.
Shtoni trumzën, kripën dhe piperin e zi.
Lyeni tavën me pak yndyrë dhe hidhni në të patatet dhe lulelakrën. Hidhni sipër tyre masën e preshit me qumësht dhe lëng pule si dhe djathin.
Mbulojeni tavën me letër kuzhine dhe futeni në furrë.
Piqeni për 20 minuta dhe më pas hiqeni letrën e kuzhinës dhe fikeni furrën.
Lëreni tavën të marrë një ngjyrë të kuqerremtë dhe zbukurojeni me majdanoz.
Ju bëftë mirë!
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti