Përbërësit:
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1.5 kg patëllxhanë
1 filxhan çaji me vaj ulliri
E mërkurë, 18 nëntor 2026
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1.5 kg patëllxhanë
1 filxhan çaji me vaj ulliri
2 kokrra mesatare qepë të thata
1 filxhan çaji me mish të grirë
2-3 kokrra mesatare domate
Kripë
Piper
Majdanoz
3 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalpë të freskët
2 deri 3 gota qumësht
2 kokrra vezë
3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
Kripë
Patëllxhanëve u pritet bishti, u qërohet lëkura në 2-3 rripa për të gjati, priten në feta pjerrtazi, skuqen lehtë dhe lihen mënjanë. Në yndyrën e mbetur përgatitet kimaja.
Kaurdisni qepët e grira hollë, më pas shtoni mishin e grirë dhe kaurdiseni për disa minuta. Në vijim, shtohen domatet e grira në rende, hidhet kripë, piper, majdanoz, kaurdisen për disa minuta dhe u hidhet 1-2 gota ujë. Lihet që të ziejnë derisa mishi të jetë gati dhe uji të avullojë.
Ndërkohë parangrohni furrën, lyejeni tepsinë me pak vaj dhe që musakaja të mos ngjitet, tepsinë lyejeni me pak galetë (bukë e thekur e grirë në rende).
Shtrohet një rresht me patëllxhanë duke i vendosur sipër njeri tjetrit në mënyrë që të mbulohet fundi i tepsisë dhe mbushja të mos dalë poshtë. Sipër hidhet kimaja, përsëri një shtresë me patëllxhanë, e më pas me kima dhe vijohet kështu duke bërë 2-3 shtresa. Shtresa e fundit duhet të jetë me patëllxhanë. Mbulohet me salcë beshamel spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë.
Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti