Përbërësit:
500 gr mish qengji tul
1 kokërr qepë e vogël
4-5 patate mesatare
E mërkurë, 18 nëntor 2026
500 gr mish qengji tul
1 kokërr qepë e vogël
4-5 patate mesatare
3 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Një lugë gjelle lëng limoni
1 filxhan çaji qumësht
4 lugë gjelle miell
½ l lëng mishi
2 thelpinj hudhër
Kripë
Piper
Majdanoz
Si fillim ndani mishin e qengjit në copa. Vendosni një tenxhere me vaj ulliri dhe një lugë gjalpë në zjarr. Shtoni aty copat e mishit, kaurdisini për pak, shtoni qepën e grirë hollë dhe vijoni t’i kaurdisni. Shtoni kripë dhe ujë derisa copat e mishit të mbulohen por jo plotësisht. Lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet dhe më pas largojeni nga tenxherja dhe vendoseni në një enë mënjanë.
Në lëngun e mishit që po zjen vendosni patatet e prera në katër pjesë nëse janë mesatare dhe në gjashtë pjesë nëse janë të mëdha. Lërini të ziejnë për 10-20 minuta dhe më pas largojini edhe ato nga tenxherja dhe lërini mënjanë. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe ruajeni lëngun e mbetur për përgatitjen e salcës.
Ndërkohë, në një tigan shtojmë gjalpin e freskët dhe pak vaj ulliri dhe e vendosim në zjarr. Më pas shtoni miellin dhe pak kripë dhe ta skuqni derisa të zverdhet.
Në vijim, shtoni qumështin dhe përzjeheni pa ndërprerje në zjarr shumë të ngadaltë derisa të trashet në formën e salcës.
Kur salca të jetë gati shtojeni tek tenxherja ku keni lëngun e mishit, shtoni dhe edhe thelpinjtë e hudhrës të shtypur në grimca të vogla. Vendoseni në zjarr dhe përzjeheni derisa salca të jetë kremoze jo shumë e plotë por as jo shumë e lëngshme, në fund hidhini dhe lëngun e limonit.
Kur ta servirni, vendosni copat e mishit në pjatë si dhe patate dhe sipër mbulojeni tërësisht me salcën e përgatitur. Spërkateni me majdanoz të grirë hollë dhe shijojeni.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti