E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Makarona me brokoli dhe gjizë

Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pako makarona të gjata ose sipas dëshirës

300 gr brokoli të ndarë në degëza të vogla

6-7 lugë tue plota me gjizë të freskët

Kripë

Vaj ulliri

2 thelpinj hudhra

Përgatitja:

Mbushni një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në zjarr. Sapo të nisë uji të vlojë shtoni kripë dhe disa pika vaj ulliri. Kur uji të jetë duke vluar shtoni aty degëzat e brokolit dhe lërini të ziejnë për maksimumi 6-7 minuta. Më pas hiqni brokolit nga uji që po ziejnë dhe në tenxheren që zjetë brokolit shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë aq minuta sa thuhet në pakon mbështetjellëse të tyre.

Ndërkohë që makaronat ziejnë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe hudhrat e shtypura kaurisini për shumë pak, shtoni më pas gjizën dhe vijoni ta kaurdisni. Më pas shtoni degëzat e brokolit dhe kaurdisini të gjitha bashkë për maksimumi 2 minuta. Kur makaronat të kenë zierë sipas minutazhit të caktuar largojini nga zjarri dhe kullojini nga uji.

Makaronat e kulluara transferojini sërish në tenxheren që tashmë e keni bosh, shtoni aty salcën e përgatitur me brokoli, gjizë dhe hudhra dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë. Servirini të ngrohta dhe më shumë shije mund t’i shoqëroni apo spërkasni me pak djathë kaçkavall të grirë sipër.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi