E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Lakror me hithra

Për 4-5 persona duhen:

miell misri 2 filxhanë çaji,
hithra 1 kg,
gjizë 2 lugë gjelle,
vezë 1 kokërr,
qumësht 2 filxhanë kafeje,
yndyrë 2 filxhanë kafeje,
kripë, nenexhik.

Pergatitja:

Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj.

Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik.

Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr dhe me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare.

E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi