Përbërësit:
6 feta proshutë
1 qepë (e prerë në feta)
450 gr lakra Brukseli (me maja të prera dhe të përgjysmuara)
kripë
piper i zi (i trashë)
2 pjeshkë (të copëtuara)
2 lugë gjelle shurup panje
1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit:
6 feta proshutë
1 qepë (e prerë në feta)
450 gr lakra Brukseli (me maja të prera dhe të përgjysmuara)
kripë
piper i zi (i trashë)
2 pjeshkë (të copëtuara)
2 lugë gjelle shurup panje
1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Në një tigan të vendosur në temperaturë mbi mesataren nxehim dhe gatuajmë proshutën derisa të bëhet krokante. E heqim proshutën nga nxehtësia dhe e vendosim në një pjatë dhe i largojmë një lugë gjelle yndyrë.
Vendosim tiganin me yndyrën e proshutës në temperaturë mbi mesataren. Shtojmë qepën, lakrat e Brukselit, ¼ lugë çaji kripë dhe 1/8 lugë çaji piper të zi.
I gatuajmë duke i përzier herë pas here derisa lakrat të marrin ngjyrë kafe dhe të zbuten, për 8-10 minuta. Ndërkohë copëtojmë proshutën.
Shtojmë pjeshkat te lakrat që kanë marrë ngjyrë kafe dhe shurupin e panjës. I përziejmë vazhdimisht derisa pjeshkat të nxehen, për 1-2 minuta.
I heqim nga i nxehti, i shtojmë lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi dhe i përziejmë butësisht.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti