E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Krem orizi me qumësht dhe karamele me rozmarinë

Përgatitja për 6 persona:

150 gram oriz

1 litër qumësht

3 lugë gjellë krem i trashë

75 gram sheqer

1 limon

vanilje

1 lugë gjelle pluhur

sheqer pluhur

pak kripë

Për karamelen: 12 lugë çaj, sheqer, 10 gram gjalpë, gjethe rozmarine të copëtuara

Përgatitja:

Vendoseni orizin për 5 minuta në një tenxhere me ujë të vluar. Pastaj kullojeni në kullesë, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe kullojeni përsëri.

Jepni një valë qumështit me sheqerin dhe vaniljen si dhe me një rrip lëkurë limoni dhe pak kripë. Hidhni mbi të orizin. Kur të rimarrë valë, mbylleni enën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadalshëm rreth 25 minuta, derisa qumështi të jetë thithur plotësisht. Lëreni të ftohet. Bashkojeni tani me kremin e trashë. Me ndihmën e një garuzhdeje krijoni disa sfera orizi me qumësht dhe vendosini në frigorifer.

Hapni një letër kuzhine dhe lyejeni me gjalpë.

Përgatitni karamelen: Ngrohni sheqerin me tre lugët e gjellës me ujë dhe rozmarinë derisa të marrë ngjyrë kafeje të praruar. Lëreni të ftohet për 3 minuta.

Me ndihmën e një piruni, hiqeni karamelen dhe vendoseni në trajtë folesh mbi letrën e kuzhinës. Lëreni të ftohet në një vend të thatë.

30 minuta para servirjes, hiqni sferat e orizit me qumësht nga frigoriferi dhe ndajini në pjata.

Në momentin e fundit vendosni foletë e karamelet mbi sferat e orizit.

Rrini lehtas kremin e lëngshëm, shtoni kanellën që të shkumojë.

Hidheni pastaj menjëherë mbi pjata.

Shërbejini të freskëta

Këshillë: Përgatitni orizin me qumësht dhe karamelen që më parë dhe rriheni kremin me momentin e servimit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi