E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Kofshë pule të pjekura, me perime dhe mollë

Përbërësit:

▪ 8 kofshë pule;
▪ 200 gr. speca të freskët të gjelbër;
▪ 400 gr. molla;
▪ 120 gr. qepë;
▪ 2 thelb hudhër;
▪ 100 mi. verë e bardhë;
▪ 1 lugë spec i ëmbël, i kuq dhe i bluar;
▪ 1 lugë mustardë; kripë, piper i bluar; gjalpë për pjekje

Përgatitja:

Specat i lajmë, u heqim farëzat dhe i presim në copa. Qepën dhe hudhrën, i qërojmë dhe i grijmë.

Mollat i qërojmë, i përgjysmojmë, u heqim farëzat dhe i presim në kocka.

Kofshat e pastruara të pulës i renditim në enën e pjekjes, të lyer me gjalpë, i kriposim, u shtojmë piper dhe i lyejmë me mustardë.

Mbi kofshat, hedhim perimet dhe mollat e copëtuara, shtojmë verë, i pudrosim me spec të kuq të bluar e më pas, i fusim në furrë, duke i pjekur, përafërsisht për 40 minuta, në temperaturë 175 °C.

Nëse gjatë pjekjes, lëkura fillon të skuqet shumë, enën e pjekjes e mbulojmë me foli alumini, apo me letër për pjekje.

Kofshat e pjekura, i renditim në pjata, duke u shtuar perimet dhe i shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi