Përbërësit:
250 g miell
2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit:
250 g miell
2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji vanilje
1/2 lugë çaji karafil pluhur
lëkurë portokalli, 1 -1/4 gotë me sheqer
1/2 gotë qumësht
1/2 lëng portokalli i freskët
3 vezë ambienti
1/4 gotë gjalpë i shkrirë
1/4 gotë vaj dhe 1/2 gotë bajame të pjekura
Fillimisht parangrohni furrën në 180 gradë C. Si fillim rrahim gjalpin, vajin, sheqerin, dhe vezët për disa minuta. Në një tas bashkojmë miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, karafilin pluhur dhe kripën. Pasi sheqeri dhe veza janë rrahur me gjalpin dhe vajin, shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit dhe qumështin. Përziejmë për 1 min dhe më pas shtojmë tasin me përbërësit e thatë ku i përziejmë mirë përsëri për 2 min.
Ndërkohë në një tigan pjekim bajamet për 10 min dhe më pas i coptojmë me thikë. I pudrosim pak me miell dhe i hedhim tek brumi i kekut. Masën e hedhim tek forma e kekut të lyer më par me gjalpë. E vendosim në pjekje për rreth 40-45 min.
Në fund pasi është ftohur, mund ta pudrosni nga sipër me sheqer pluhur.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti