E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Kek me karrota dhe rrush të thatë

Përbërësit:
500 gr karota
3 lugë kafeje maja buke
2 filxhanë çaji miell
2 lugë kafeje kanellë
½ lugë kafeje arrë moskat
½ lugë kafeje karafil
½ filxhan çaji arra
½ filxhan çaji rrush i thatë
1 filxhan çaji sheqer
1 filxhan çaji vaj luledielli
4 vezë
vaj dhe miell për tepsinë

Pergatitja:

Pastrojmë karotat, i grijmë në rende dhe i përziejmë me rrushin e thatë dhe beharnat (erëzat).

Rrahim në mikser vezët me sheqerin, shtojmë vajin e lulediellit, i përziejmë mirë dhe në vazhdim hedhim miellin, sodën, masën me karota dhe arrat. E vendosim masën në një formë ose tepsi të lyer me vaj dhe miell. E pjekim në 180° Celsius për 40-50 minuta. E lëmë të ftohet para se ta servirim.

E shoqërojmë kekun me kos të rrahur me sheqer, kanellë dhe karafil.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi