E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Hallvë me sherbet dhe bajame të pjekura

Përbërësit:

1 gotë miell

1 gotë me gjalpë të shkrirë

1 gotë me sheqer

Gjysmë gote ujë

50g bajame të paqëruara

Përgatitja:

Vendosni një tigan në zjarr të ulët dhe aty të hidhni miellin. Me një lugë druri piqeni atë derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Ky proces mund të dojë rreth 7-8 minuta. Kalojeni më pas në sitë për të shmangur kështu krijimin e kokrrizave.

Shtoni tek mielli gjalpin e shkrirë, të cilit i keni hequr shkumën e bardhë që krijohet kur ai shkrin. Përzjejeni mirë e miellin duke e rrahur me telin e kuzhinës derisa të krijoni një pastë të plotë.

Ndërkohë vendosni një tenxhere në zjarr të ngadaltë dhe hidhni aty ujin dhe sheqerin që kërkon receta. Lëreni të kthejë valë kështu do të formohet një shurup apo sherbet. Përziejini mirë dhe ta linin në zjarr derisa të mpikset totalisht. Duke e ulur zjarrin, shtoni pastën e miellit dhe gjalpit dhe përzjejeni me telin e kuzhinës.

Përzjejeni në zjarr derisa brumi i hallvës të fillojë të formohet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Do t’ju duhet rreth 5-6 minuta për përgatitjen e saj. Më pas kalojeni në një tavë të lyer mirë me gjalpë dhe hapeni si një petë të trashë në sipërfaqen e saj. Vendosni sipër hallvës bajamet e pjekura në furrë për 7-8 minuta. Mjafton që ta prisni në katrorë dhe ta shërbeni për të dashurit tuaj.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi