E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Fiq të mbushur me djathë dhie të pjekur në furrë

Përbërësit:

6 fiq mesatarë

100 gramë djathë të butë dhie

2 lugë gjelle me arra të grira

1 lugë gjelle me sherebelë të grirë

2 lugë gjelle me mjaltë

Kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Ndizeni furrën dhe gradojeni në 200 °C. Fiqtë bëjini gati për mbushje duke i prerë në maja në formën X. Më pas mbushuni me djathë dhie duke përdorur një lugë çaji. Spërkatini me arra, sherebelë dhe mjaltë e më pas shtoni pak kripë dhe piper.

Futini në furrë dhe lërini të piqen për rreth 5 minuta ose deri sa të zbuten. Fiqtë e mbushur me djathë dhie janë një antipastë e shkëlqyer verore që mund të shoqërohet me verë të bardhë.

Në vend të djathit të dhisë mund të përdorni edhe djathë parmixhan, gjizë, djathë gorgonxola apo mocarella. Sipas preferencës fiqtë mund t’i spërkatni edhe me pak limon, ndërkohë që në vend të arrave mund të përdorni edhe bajame.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi