E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/Fërgesë me domate, gjizë e hudhra

Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

4-5 kokrra domate

4-5 lugë gjizë

2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës)

2-3 speca

Vaj Ulliri

Pak gjalpë të freskët

Kripë

Piper

Përgatitja:

Si fillim pastroni me ujë të rrjedhshëm domatet dhe specat. Specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita. Vendosni një tigan të madh në zjarr. Më pas shtoni në të vajin e ullirit dhe specat. Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë. Domatet e grira shtojini tek tigani ku kemi specat. Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe. Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë vogël pjekjeje, hidhini gjizën kaurdiseni, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta.

Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur. Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

Fërgesën shërbejeni të ngrohtë dhe mund ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm të ndryshëm shtëpie.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi