E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Byrek role me mish dhe djathëra

Përbërësit:

8 petë byreku të gatshme
600 gr. mish qengji
1 qepë të prerë hollë
3 lugë vaj ulliri
½ lugë rigon
2 karota të prera hollë
1 domate të prerë hollë (pa lëng dhe farëza)
1 lugë majdanoz të prerë hollë
200 gr. djathë të bardhë
1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
3 lugë gjalpë e kripë e piper

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisni qepët dhe mishin e ndarë në copa të vogla. Shtoni rigonin, karrotat, domaten, kripë e piper dhe lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet.

Pasi të jetë ftohur, shtoni majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall.

Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtroni 4 petë, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Vendosni mbushje në dy pjesët anësore. Rrotullojeni njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsëritni të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen. Po kështu veproni edhe me 4 petat e tjera.

Vendosini roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, futini në furrë dhe piqini në 180 gradë për 30 min.

Lërini të ftohen, prijini dhe shërbejini.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi