E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Byrek me arra

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 350 gr arra
  • 70 gr gjalpë
  • 1 filxhan çaji vaj ulliri
  • 3 gota qumësht
  • 3 kokrra vezë

Përgatitja:

Fillimisht i thërrmojmë arrat dhe i trazojmë me gjalpin e temperaturës së ambjentit. I trazojmë mirë me duar në mënyrë që arrat bashkë me gjalpin të bëhen si një masë ngjitëse. Rrahim në një tas të madh vezët dhe më pas shtojmë masën e qumështit.

Shtrojmë 4-5 petë në një tavë duke spërkatur secilën me pak vaj ulliri dhe pak qumësht. Vendosim gjysmën e masës së arrave duke e niveluar mirë. Shtrojmë 2 petë, i spërkasim me pak qumësht dhe më pas vendosim pjesën tjetër të arrave.

E mbulojmë byrekun me petët e mbetura. E ndajmë në racione dhe në fund shtojmë gjithë masën e qumështit me vezë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi