Përbërësit:
- 3 vezë
- 180 gr mjaltë ose 160 gr sheqer
- 160 ml vaj luledielli
- 480 gr miell
- 8 gr fryrës për ëmbëlsira
- 250 gr hurma arabie
Përgatitja:
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete e nisni me brumin e biskotave. Në një enë shtoni mjaltin dhe 2 vezë të cilat duhet t’i përzieni mirë me anë të një piruni. Shtoni edhe miellin bashkë me fryrësin dhe vazhdoni të përzieni derisa të formohet brumi.
Më pas kalojeni në një tavolinë pune dhe shtypeni me duar dhe me pak miell që të marrë formë. Do të keni një topth brumi të butë e pa kokrriza ndërkohë përgatisni hurmat e arabisë. Hiqni të gjithë farat e tyre dhe vendosini në një mikser bashkë me pak vaj dhe një vezë. Miksojini të gjitha derisa të formoni një pastë të butë e kompakte. Më pas merrni brumin, vendoseni në një letër pjekje dhe hapni një petë të madhe.
Në mes të petës shtoni mbushjen që përgatitët me hurma arabie dhe rrotulloni petën bashkë me letrën e pjekjes. Formoni një cilindër të gjatë dhe më pas priteni në feta të vogla 2-3 cm të trasha.




