Përbërësit:
1 patate e madhe e ëmbël
3 lugë miell kokosi
3 vezë
6-8 rriska proshutë
1 lugë çaji pluhur për pjekje
½ lugë çaji pluhur hudhër
kripë dhe piper, për shije
Përgatitja:
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit:
1 patate e madhe e ëmbël
3 lugë miell kokosi
3 vezë
6-8 rriska proshutë
1 lugë çaji pluhur për pjekje
½ lugë çaji pluhur hudhër
kripë dhe piper, për shije
Përgatitja:
Ngrohet paraprakisht furra në 220⁰C. Shpojeni pataten me një pirun duke krijuar vrima të vogla, pastaj vendoseni në furrë për 30-40 min deri sa të zbutet. Pasi të pjeket patatja, temperatura ulet në 190⁰C.
Në një tigan vendoset proshuta deri sa të marrë ngjyrë kafe dhe të jetë krokante, pastaj largohet nga tigani dhe vendoset në një letër për të thithur yndyrën e tepërt. Yndyrën e mbetur në tigan, mund ta përdorni në biskotat tuaja.
Kur patatja të jetë gatuar, qërojeni dhe shtypeni me një pirun deri sa të fitohet një pure prej saj. Pastaj shtoni vezët dhe përziejini mirë me pataten e ëmbël. Në fund shtoni yndyrën e mbetur nga proshuta së bashku me përbërësit e thatë: miell kokosi, pluhur pjekje, hudhër pluhur, kripë dhe piper.
Në vijim, me proshutën dhe me masën e fituar krijohen forma sipas dëshirës. Përbërësit pjeken në furrë për 22-27 minuta, pastaj duhet të pushojnë në mënyrë që të ftohen.
Në fund mund ta lyeni me pak gjalpë të shkrirë, sipas dëshirës.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti