E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Biskota me kos, tërshërë dhe drithëra

Përbërësit:

1/2 filxhan gjalpë
1/2 filxhan sheqer kaf
1/2 filxhan sheqer (të bardhë)
1 vezë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
1 filxhan miell
1 filxhan Corn Flakes (të grimcuara)
1 filxhan tërshërë
1 lugë çaji sodë buke
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji pluhur pjekës
1 e 1/3 gota kokos (copa)

Përgatitja:

Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Në një tas të madh, përziejmë së bashku në një masë kremoze gjalpin, sheqerin kaf dhe sheqerin e bardhë. I trazojmë në vezë dhe në vanilje.

Përziejmë së bashku miellin, sodën e bukës, kripën dhe pluhurin e pjekjes. I trazojmë derisa përzierja të bëhet kremoze. Shtoni bollgurin e tërshërës, drithërat e grimcuar dhe copat e kokosit dhe i përziejmë.

Hedhim brumin me lugë çaji mbi një fletë gatimi. Biskotat duhet të jenë pak larg nga njëra-tjetra. I pjekim për 10 deri në 12 minuta në furrën e nxehur që më parë. Biskotat duhet të marrin ngjyrën kafe të lehtë në skaje dhe në fund.

Hiqini nga fletët e pjekjes dhe lërini të ftohen në rrjeta teli

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi