E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pse mielli është sekreti i picës së mirë?

Pica është një prej ushqimeve më të parapëlqyera në botë, në mos më i pëlqyeri. Pica është ushqim italian me origjinë nga Napoli. Ka shumë lloje të picave, të cilat dallohen në bazë të përbërësve që vendosen mbi petë. Ndër llojet e picave më të njohura janë: margarita, me proshutë, capricciosa, vegjetariane, supreme, pepperoni, etj.  

Pavarësisht se çfarë lloj pice pëlqeni, ato duhet të gatuhen në mënyrën e duhur  dhe me përbërësit e duhur që të jenë të shijshme. Por sekreti i picës së mirë është mielli. Kur mendojmë se cili mund të jetë mielli më i mirë për pica, gjëja e parë që na bie në mend është mënyra e bluarjes së miellit, sasia e proteinave dhe e glutenit në atë miell.

Mielli më i mirë për t’u përdorur për përgatitjen e picave është mielli tipo 00 italian. Ky  është mielli më i rafinuar dhe në Itali njihet edhe si mielli i picave. Mielli tipo 00 është ideal për brumë të picave për dy arsye: 1) sepse është i imët dhe; 2) sepse përmban sasi më të vogël të glutenit se shumica e llojeve të tjera të miellit. Ky miell është shumë mirë i bluar dhe përmban vetëm 12.5% gluten. Mielli tipo 00 përmban nivele të ndryshme të proteinave dhe si i tillë përdoret varësisht nga lloji i picës që synohet të gatuhet.

Mielli tipo 00 bënë që brumi të ketë elasticitet të mjaftueshëm dhe pasi të piqet, peta është e përtypshme, mjaftueshëm e pjekur dhe mjaftueshëm e fryrë në qoshe. Për më tepër, ky miell ndikon që pica të ketë një aromë shumë të këndshme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi