E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Provoni recetën e veçantë të zupës me kadaif

Përbërësit:

  • 250 g kadaif
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 4 lugë gjelle me gjalpë
  • Një gotë e gjysmë me arra të shtypura

Për kremin:

  • 1 litër qumësht
  • Gjysmë gote me sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle me niseshte
  • 2 lugë gjelle me miell
  • 2 vezë
  • 1 pako me vanilje
  • 100 ml pana

Përgatitja:

Në fillim vendosni në zjarr një tigan që të ngrohet. Aty hidhni kadaifin të cilin e keni prerë në copa të vogla, gjalpin dhe sheqerin. Përzjejeni me një lugë druri dhe lëreni të skuqet derisa kadaifi të ketë marrë një ngjyrë të artë. Shtoni edhe arrat e thërrmuara dhe përzjejeni edhe për 2-3 minuta dhe hiqeni nga zjarri.

Ndërkohë në një tenxhere hidhni qumështin dhe shtoni miellin, sheqerin, niseshtenë, vaniljen dhe vezët. Përzjejini mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe vendoseni në zjarr.

Lëreni që të ziejë duke e përzierë herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet. Kur të shihni që kremi po zien largojeni atë nga zjarri dhe lëreni që të ftohet. Sapo të jetë ftohur plotësisht, shtoni panën dhe përzjejeni derisa ajo të jetë tretur.

Merrni gotat në të cilat do të servirni zupat dhe aty shtoni 2-3 lugë nga kadaifi. Hidhni kremin e përgatitur, dhe më pas përsëri disa lugë me kadaif. Vazhdoni të kryeni këto hapa derisa në fund të jetë një shtresë me kadaif.

Futini tasat në frigorifer në mënyrë që të mpikset kremi sa më mirë dhe që të jenë të freskëta kur si shërbeni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi