Përbërësit: 1 kg qepë të njoma, 1 filxhan çaji vaj ulliri, 4 filxhanë çaji miell misri, 2 lugë gjelle djathë i thërrmuar, 1 vezë, koper ose nenexhik.
Përgatitja: Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kavardisini në një tigan derisa të zbuten. U shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, koper ose nenexhik. Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng.
Në një tenxhere hidhni pak më tepër se gjysma e miellit të misrit. Shtoni ujë të nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatisni një brumë të derdhur.



