E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Petulla të mbushura- Receta e shkëlqyer që do t’ju mbajë të ngopur gjatë

Përbërësit: 500 gr gjoks pule, 1 qepë, 1 thelbi hudhër, 1 spec të kuq, 2 speca jeshil, 300 gr kërpudha, 1 lugë gjelle salcë domatesh, 150 ml ujë të nxehtë, 1 lugë gjelle spec i grirë pluhur, 1 lugë gjelle trumëz, 1 lugë gjelle piper i zi, kripë

Përbërësit për brumin e petullave: 200 ml ujë, 200 ml qumësht, 2 vezë, 4 lugë gjelle vaj, 180 gr miell, kripë

Përbërësit për salcën e beshamelit: 1.5 lugë gjelle gjalp, 2 lugë gjelle miell, 400 ml qumësht, kripë dhe piper

Përgatitja: Pulën e presim në kubikë dhe më pas e skuqim pak në tigan. Shtojmë qepën e grirë hollë, thelbin e hudhrës, specat dhe specat djegës dhe vazhdojmë skuqjen. Shtojmë kërpudhat dhe i skuqim për 5 minuta të tjera. Përziejmë pastën e domates, kripën dhe erëzat shkurtimisht. Më pas hedhim pak ujë dhe i ziejmë në zjarr mesatar për 5 min.

Përgatitja për brumin: Përzieni të gjithë përbërësit e nevojshëm derisa të jetë homogjene. E lyejmë tavën e krepave me gjalpë ose vaj, e skuqim brumin një e nga një.

Përgatitja për beshamelin: Shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe e përziejmë pak. Hidhini më pas qumësht të ftohtë dhe lëreni të vlojë duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë një konsistencë pak të trashë.

Vendosni nga një petull secili mbi një tas të vogël. Mbushni disa lugë beshamel dhe 2-3 lugë pulë në qendër dhe palosni në anë. Vendosni petullat e përfunduar në një fletë pjekjeje dhe lyeni sipër me salcën e mbetur. Grijeni djathin në rende të trashë dhe spërkateni sipër. E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për rreth 15-20 min. Petullat janë gati.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi