Përbërësit:
200 gramë miell të bardhë
Gjysëm luge çaji me sodë buke ose pluhur pjekës
2 vezë
E mërkurë, 18 nëntor 2026
200 gramë miell të bardhë
Gjysëm luge çaji me sodë buke ose pluhur pjekës
2 vezë
2-3 lugë gjelle ujë
2 gota me ujë (500 ml)
1 filxhan e gjysëm çaji me sheqer
1 lugë gjelle me lëng limoni
Ndizeni furrën në 180 gradë. Për përgatitjen e shërbetit, përzieni dy gotat me ujë dhe sheqerin dhe hidhini në një tenxhere, vëreni atë në zjarr dhe kur të marrë valë shtoni lëngun e limonit.
Në një enë tjetër shtoni mielli, pluhurin pjekës, vezët dhe vajin. Përziejini mirë deri sa të përfitoni një masë të ngjitshme.
Lyejeni tepsinë me vaj dhe ndajeni brumin në 18 copa të vogla. Përpunojini me dorë duke u dhënë formë rrumbullake dhe vendosini një e nga një në tepsi. Futeni atë në furrë dhe piqini për 20 minuta.
Kur topthat e vegjël janë pjekur, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen pak. Më pas vendoseni tenxheren e shërbetit në zjarr dhe kur të ketë marrë valë, hidhini petullat një e nga një. Lërini të valojnë në shërbet deri sa të zbuten. Kjo do të kërkojë 10 deri në 15 minuta.
Më pas hiqini topthat e ëmbla nga shërbeti, vendosini në një pjatancë, lërini të ftohen dhe më pas servirini.
Këto ëmbëlsira serviren të ftohta. Ju mund t’i shoqëroni ato me akullore ose krem pastiçerie.
Për një servirje më interesante, ju mund të shtoni edhe një lugë shtesë me lëng limoni gjatë përthithjes së shërbetit që ëmbëlsirat të kristalizohen.
Nëse ju dëshironi t’i ruani këto ëmbëlsira për një kohë më të gjatë, mund ta bëni pas pjekjes dhe kur të jeni gati për t’i servirur t’i fusni në shërbet dhe nëse dëshironi spërkatini me arra të thërrmuara.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti