E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Petë sfoliatë me krem dhe fruta – Ëmbëlsira e ditës

Shija perfekte për ditët e pranverës.

Ja maji erdhi përsëri dhe nuk mund të niste më bukur. E keni menduar një ëmbëlsirë për fundjavën e pashkës dhe muajin e ri?

Ja një ide e thjeshtë dhe plot shije: PETË SFOLIATË ME FRUTA DHE KREM.

PËRBËRËSIT:

1 petë sfoliatë,

500 ml qumësht,

1 vezë,

1 lugë miell,

1 lugë niseshte,

4 lugë sheqer,

vanilje,

100 g çokollatë,

luleshtrydhe dhe çokollatë për pjesën lart.

PËRGATITJA:

Petën sfoliatë e prisni në formën e vezës, pjesët që mbeten i përdridhini edhe i ngjisni me të bardhë veze anash vezës sfoliatë. E shponi me pirun dhe në furrë me 180 gradë për 15- 20 minuta.

Në tenxhere vendosni qumështin, shtoni sheqerin, vaniljen, miellin, niseshtenë dhe vezën. E rrihni derisa të bëhet një masë dhe e vendosni për t’u zier gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet.

E hiqni nga nxehtësia edhe shtoni çokollatën e copëtuar, e trazoni derisa të tretet.

E vendosni në tas dhe sipër e mbuloni me plastmas kuzhine që mos krijojë cipë.

Pasi të ftohen të dyja, me kremin mbushni vezën edhe sipër e zbukuroni me luleshtrydhe dhe çokollatë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi