E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Patëllxhan të mbushur me oriz

Kjo tavë mund të serviret shumë mirë në vakte të përditshme por edhe të rëndësishme familjare.

Ajo ka përbërës shumë të pasur siç janë: domatet, hudhra, qepa dhe mishi dhe përgatitet shumë lehtë në një orë të vetme.

Përbërësit: 300 gr mish qengji të grirë, një filxhan çaji oriz, 3 lugë gjelle salcë domateje, 6 thelbinj hudhër të grirë hollë, 1 qepë e grirë hollë, kripë dhe piper sipas dëshirës, 5-6 patëllxhanë, vaj ulliri, majdanoz i freskët, 3-4 domate të qëruara e të prera në kubikë të vegjël.

Përgatitja: Në një enë të thellë përzieni mishin e grirë, orizin, gjysmën e salcës së domates, hudhrën, qepën, kripën, piperin dhe çerek filxhani çaji me ujë. Përziejini mirë dhe më pas lërini mënjanë për 30 minuta.

Merrni patëllxhanët prijini sipas gjatësisë, merrni pjesën e tulit priteni në kubikë dhe hidheni në enën e mishit. Përziejini mirë dhe më pas përdorni mbushjen tek patëllxhanët.

Merrni një tigan të thellë, yndyroseni dhe vendoseni në zjarr. Shtoni qepën dhe hudhrën e grirë dhe kavardisini deri sa të marrin një nuancë të artë për rreth katër deri në gjashtë minuta.

Më pas shtoni gjysmën e mbetur të salcës së domates, kripën dhe piperin. Kavardisini për rreth tre minuta. Shtoni copat e domates dhe një filxhan me ujë dhe lërini të ziejnë.

Uleni temperaturën në një nivel mesatar dhe në salcë shtoni patëllxhanët e mbushur dhe lërini të gatuhen për 30-35 minuta ose deri sa të zbutën dhe mbushja të jetë plotësisht e gatuar.

T’ju bëjë mirë! /AgroWeb.org /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi