E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Patate të ëmbla me vezë të skuqura – Receta e thjeshtë e plot shëndet

Vetëm në pak minuta, ju do të mund të shijoni patatet e ëmbëla krokante dhe vezën, të cilat janë një kombinim i shkëlqyer vlerash.

Ndiqni më poshtë hapat dhe përbërësit që ju duhen për të përgatitur këtë recetë fantastike.

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 patate e ëmbël e madhe

2 vezë

kripë dhe piper për shije

Përgatitja:

Fillimisht lani, qëroni dhe prisni në kubikë pataten e ëmbël. Më pas nxehni vajin në një tigan dhe kur të jetë gati shtoni kubikët e patates së ëmbël. Lërini të skuqen për rreth 7-10 minuta, duke i përzier herë pas here, derisa të marrin një ngjyrë kafe të mesme. Kur ta marrin atë ngjyrë thyeni vezët sipër, ulni nxehtësinë dhe mbulojeni me kapak.

Lërini vezët të gatuhen të patrazuara derisa e bardha të mpikset, diku nga 2-5 minuta në varësi të sobës tuaj dhe sa i nxehtë është tigani juaj.

Shërbejeni duke e spërkatur me kripë dhe piper sipas shijes tuaj.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi