E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Patate, gjalpë e kripë, receta që do ju mbetet në kujtesë

Në ka një ushqim që konsiderohet shpëtimtar kundër krizës globale të ushqimit, ajo është patatja.

Kjo vlen jo vetëm për shkak të të çmimit të ulët por edhe vlerat e saj. Patatja, është një burim i pasur i vitaminës C dhe B6, manganit, fosforit, niacinës dhe acidit pantotenik.

Fibra dhe kaliumi tek patatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rrjedhimisht duke ulur tensionin e gjakut.

Disavantazhi kryesor i konsumimit të patates qëndron tek fakti që ka një sasi të lartë karbohidratesh që rrisin nivelin e sheqerit në gjak krejt papritur dhe më pas e ulin atë menjëherë.

Kjo do të thotë që njerëzit do të ndihen të uritur menjëherë pasi kanë ngrënë patate.

Por ama një gjë e tillë do të thotë që ju nuk do të ndaloni së ngrëni sepse fibra ndihmon në përmirësimin e tretjes.

Patatja është shpëtimtare edhe në gatim. Falë saj, çdo amvisë mund të transformojë recetat në gatime shumë të shijshme por të thjeshta si receta e mëposhtme.

Kjo recetë mund të përgatitet në 30-40 minuta.

Përbërësit:

  • 2-3 patate
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • Treçerek luge çaji kripë
  • 2 lugë gjelle ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Përgatitjen e kësaj recete mund ta nisni që një ditë më parë. Vendosni një tenxhere të mbushur me ujë të kriposur në zjarr dhe ziejini patatet me gjithë lëkurë për 15 minuta. Kullojini dhe mbajini në frigorifer. Të nesërmen, qerojini patatet sa janë të ftohta dhe më pas kalojini në rende.

Në një tigan shkrini gjalpin dhe dalëngadalë shtoni patatet dhe kripën. Tiganisini ato në një temperaturë të ulët duke u ndërruar anën deri sa patatet të jenë të buta dhe të marrin një nuancë të verdhë, ose për rreth 3 minuta. Me lugën e drurit, shtypini patatet duke u dhënë formën e brumit në të gjithë sipërfaqen e tiganit. Spërkatini me ujë të ngrohtë, mbylleni kapakun dhe lërini të kavërdisen.

Herë pas here tundeni tiganin që të pengoni ngjitjen e patates dhe shtoni gjalpë deri sa patatja e shtruar të jetë krokante dhe e artë ose për rreth 10-15 minuta dhe servireni të ngrohtë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi