E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pasta shu me çokollatë e përgatitur në kushte shtëpie

Përbërësit: 120 gr gjalp, 120 ml ujë, 120 ml qumësht, pak kripë, 1 lugë sheqer, 130 gr miell, 4 vezë

Kremi: 4 të verdha vezësh, 120 gr sheqer, 30 gr niseshte, 500 ml qumësht, vanilje, 30 gr gjalp

Përgatitja: Vendosim në një tigan në zjarrë gjalp, qumësht, ujë, një lugë sheqer dhe pak kripë dhe pasi të jetë shkrirë, hedhim miell dhe e përziejmë në mënyrë të shpejtë derisa të marrë formën e një brumi.

Pasi është ftohur brumi i hedhim një vezë dhe e miksojmë dhe më pas hedhim vezën tjetër. Kështu veprojmë për katër vezë.

Tani do t’i vendosim në furrë në copa të zgjatura dhe të holla për të marrë formën e një pasta shu-je. Temperatura për pjekjen e tyre duhet në 220⁰C për 15 min, më pas 190⁰C për 20-25 min. Duhet të jeni të kujdesshëm që furrën mos e hapni gjatë pjekjes.

Përgatisim kremin. Na nevojiten 4 të verdha vezësh, sheqer dhe i përziejmë së bashku. I hedhim niseshte, i përziejmë dhe më pas hedhim qumësht të nxehtë të përzier me vanilje. Tani i vendosim të ziejnë në temperaturë mesatare dhe i përziejmë gjatë gjithë kohës derisa të trashet. Në fund i hedhim pak gjalp dhe e lëmë të ftohet në frigorifer.

Nxjerrim pasta-shutët e bëra nga furra dhe i presim në anësore dhe pasi kremi të jetë ftohur i mbushim nga brenda.

Për pjesën e sipërme të pasta shu-së na nevojiten disa copëza çokollate, pak vaj dhe i vendosim në mikrovalë derisa të shkrijë. I lyejmë sipër pasta shu-tat me çokollatën e shkrirë dhe i hedhim copëza lajthie.

Ju bëftë mirë! /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi