E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Omletë me patate dhe djathë

Përbërësit: 4 vezë, vaj ulliri, pak qumësht, gjysëm qepë, dy kokrra patate mesatare, 100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë, kripë, piper, majdanoz i freskët.

Përgatitja: Grijeni qepën shumë hollë dhe patatet në kubikë ose feta të holla. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe skuqni patatet. Më pas shtoni qepën e grirë hollë. Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini për pak minuta.

Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme. Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini një kapak.

Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.

Në fund vendoseni në një pjatancë, hidhini sipër pak majdanoz të grirë hollë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe me pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi. /AgroWeb.org /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi