E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Njihuni me njeriun që vizitoi çdo shtet pa udhëtuar me aeroplan

Më 10 tetor 2013, Torbjorn “Thor” Pedersen la punën, të dashurën dhe familjen e tij pas në Danimarkë për të nisur një udhëtim epik.

Qëllimi i tij ishte të vizitojë çdo vend të botës pa udhëtuar me aeroplan.

Pedersen vendosi tre rregulla për veten e tij. Ai do të kalonte të paktën 24 orë në çdo shtet, do të jetonte me një buxhet prej rreth 20 dollarë në ditë, dhe do të rezistonte të kthehej në shtëpi derisa të mbaronte.

Më 24 maj, më në fund erdhi ajo ditë. Pas gati dhjetë vjet udhëtimi, Pedersen vizitoi me sukses shtetin e 203-të dhe të fundit, Maldivet, dhe filloi udhëtimin e tij të shumëpritur për në Danimarkë.

Do të kishte qenë më e lehtë për të udhëtuar me aeroplan, sigurisht, por Pedersen donte ta sillte rrethin e plotë të projektit.

Danezi i cili vizitoi 203 shtete të botës, ishte edhe në Kosovë më 4 shtator 2017.

“Është një ndjenjë historike e kthimit në shtëpi me anije – njerëzit mund ta shohin atë në horizont dhe të qëndrojnë e të përshëndesin me dorë ndërsa zbres”, tha Pedersen, i cili ka udhëtuar si ambasador i vullnetit të mirë për Kryqin e Kuq Danez, për CNN Travel. Dhe kjo duket si një mënyrë e përshtatshme për të përfunduar projekti.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi