E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një vakt i thjeshtë dhe i shpejtë- Brusketa me fasule dhe domate

Përbërësit: 500 gr domate të vogla, 500 gr bukë e pjekur e prerë në 12 feta, 2 lugë vaj ulliri, 400 gr fasule, 2 karafil hudhër, 1 lugë gjelle uthull balsamike, 60 gr rukola

Përgatitja: Si fillim ndizni furrën. Mënjanë lini gjysmën e domateve të vogla dhe gjysmën tjetër do e përgatisni.

Mbasi furra të jetë ngrohur, futeni bukën për 2 minuta në secilën anë ose derisa buka të jetë lehtësisht e tharë.

Mbasi buka të jetë thekur, çojeni në një pjatë të madhe shërbyese. Piqni domatet duke i kthyer herë pas here, për 4-5 minuta ose derisa domatet vetëm fillojnë të mblidhen.

Domatet e bëra i çoni në një pjatë. Domatet që ndatë veç në fillim i prisni në feta. Vendosini në një tas me fasule, hudhra, uthull, rukola dhe vaj.

Me një lugë merrni përzierjen e fasuleve në mënyrë të barabartë dhe hidheni mbi bukën në pjatë.

Organizojini me rregull domatet dhe përzierjen e fasuleve. Më pas marinojeni me piper dhe brusketat janë gati.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi